Ndërlidhjet

NATO: Të dyja palët fajtore


Një hetim i NATO-s lidhur me sulmin ajror që la të vdekur 24 ushtarë pakistanezë në afërsi të kufirit me Afganistanin, konkludon se të dyja palët, Aleanca dhe Pakistani, kanë bërë gabime në këtë incident.

Sulmi ajror i 26 nëntorit ndikoi në rritjen e tensioneve ndërmjet Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara dhe çoi në mbylljen e rrugëve të furnizimit nga Pakistani, për forcat ndërkombëtare në Afganistan.

Sipas rezultateve të hetimit, NATO thotë se forcat e Aleancës dhe ato afgane janë përgjigjur në vetëmbrojtje legjitime, pasi fillimisht u qëlluan nga "forca të paidentifikuara".

NATO thotë se forcat e kombinuara nuk kishin gjuajtur qëllimisht në ushtarët pakistanezë.

Sipas hetimit, të dyja palët kanë bërë një mori gabimesh në koordinimin e lokacioneve dhe veprimeve, para dhe pas incidentit.
XS
SM
MD
LG