Ndërlidhjet

Më shumë presion për të pagjeturit


Familjarët e rreth 1797 personave të pagjetur në Kosovë i kërkuan komisionit qeveritar për persona të pagjetur që të bëjë më shumë presion tek qeveria e vendit dhe autoritetet ndërkombëtare rreth kësaj çështjeje.

Gjatë takimit të fundit për këtë vit, ata shprehën shqetësimin e tyre për “neglizhencën e dëshmuar” në këtë drejtim nga autoritetet përgjegjëse, përfshirë edhe EULEX-in.

“Komisioni qeveritar është munduar që ta bëjë më të mirën, por komisioni nuk mund të bëjë asgjë pa përkrahjen e kryeministrit dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare”, tha Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Ajo theksoi nevojën për një presion të shtuar edhe ndaj Beogradit zyrtar. Për këtë u patë zotuar edhe shefja e delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri. Ajo pati caktuar si udhëheqës të ekipit teknik për persona të pagjetur, Pajazit Nushin.

Ndërsa, kryetari i komisionit qeveritar për persona të pagjetur në Kosovë, Prenk Gjetaj, njoftoi se brenda viti të kaluar delegacioni kosovar e ai serb kanë mbajtur gjithsejtë katër takime.

I pyetur për ndikimin politik në çështjen e personave të pagjetur, Gjetaj u shpreh:

“Për shkak të zhvillimeve dhe ngjarjeve që ndodhën prej korrikut e këndej natyrisht se kjo çështje ka mbetur ashtu. Mirëpo nuk është hequr nga rendi i ditës- bazuar nga informacionet që unë kam nga shefja e delegacionit të Prishtinës”, tha ai.

Problem tjetër me të cilin ballafaqohet Kosova është dhe mungesa e qasjes dhe vendimmarrjes në Morgun e Prishtinës, ku janë të vendosur mbi 400 mbetje mortore.
XS
SM
MD
LG