Ndërlidhjet

Shënohet 22-vjetori i themelimit të LDK-së


Në Prishtinë sot është shënuar 22 vjetori i themelit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së Isa Mustafa së bashku me antarësinë e partisë, kanë bërë homazhe para varrit të ish-presidentit dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Pas homazheve, Mustafa tha se Ibrahim Rugova “ka dhënë kontribut historik në zhvillimin e LDK-së dhe në zhvillimin e idesë për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ndërsa me shpirtin e tij humanitar, me idetë e me dijen e tij kontriboi që Kosova të respektohet edhe në momentet më të vështira nga vendet e tjera”.

"Falë LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, sot ne po gëzojmë lirinë, po gëzojmë pavarësinë dhe po ndërtojmë në përgjithësi shtetin e Kosovës", ka thënë Isa Mustafa.
XS
SM
MD
LG