Ndërlidhjet

Omurbek Babanov zgjidhet kryeministër i Kirgizisë


Omurbek Babanov, 41 vjeçar, u zgjodh nga parlamenti në Kirgizi sot që të jetë kryeministër i vendit.

Babanov, nga Partia Respublika, u zotua për të arritur stabilitet, zhdukje të korrupsionit dhe luftë kundër krimit.

Babanov i tha parlamentit, "kombi do të ketë më shumë punë, paqe dhe stabilitet".

Një total prej 113 anëtarëve të parlamentit, nga gjithsej 120, votuan në favor të Babanovit, me vetëm dy vota kundër.

Situata në Kirgizi është ende e brishtë pasi ish-presidenti Kurmanbek Bakiev u largua në muajin prill të vitit 2012 gjatë protestave të dhunshme.
XS
SM
MD
LG