Ndërlidhjet

Rogozini emërohet si zëvendëskryeministër për furnizime ushtarake


Presidenti rus Dmitri Medvedev, sot ka emëruar të dërguarin e Rusisë në NATO si zëvendëskryeministër të ngarkuar me furnizime ushtarake.

Dmitry Rogozin thotë se do të përdorë një "dorë të hekurt" për të luftuar korrupsionin që ka minuar përpjekjet për të siguruar armë të reja për forcat e armatosura të Rusisë.

Më parë këtë vit, kryeprokurori ushtarak i Rusisë, Sergei Fridinsky, tha se rreth 20 për qind e buxhetit ushtarak ishte vjedhur nga zyrtarët e korruptuar dhe kontraktuesit.

Rogozin zëvendëson Sergei Ivanovin, i cili ka marrë një post të ri si shefi i stafit të Kremlinit.
XS
SM
MD
LG