Ndërlidhjet

Kazakistan: Arrestohen 16 persona


Nurserik Sharipov, një zyrtar në gjykatën e kahinës Mangystau në Kazakistan, tha sot se 16 persona janë arrestuar për përfshirje në trazirat 16 dhjetorit në qytetin e Zhanaozenit dhe qytetin e afërt të Shetpes, ku 16 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.

Sharipov tha se kishte prova se të gjithë 16 personat që janë në paraburgim ishin në Zhanaozen dhe Shetpe në ditën e dhunës.

Sharipov nuk ka dhënë detaje në lidhje me dëshmitë duke thënë vetëm se të arrestuarit akuzohen për "çrregullime në masë".

Zhanaozen është një nga disa qytete në perëndim të Kazakistanit, ku punonjësit e naftës kanë qenë në grevë që nga muaji maj.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev tha të premten se disa prej pjesëmarrësve në dhunën e dhjetor 16 dhjetorit kishn qenë të dehur dhe kishin marrë nga 20.000 tenge apo rreth 135 dollarë për të nxitur trazira.
XS
SM
MD
LG