Ndërlidhjet

Papa Benedikti kritikon komercializmin e Kërshëndellave


Papa Benedikti ka kritikuar komercializmin e Krishtlindjeve, derisa njerëzit nëpër botë sot shënojnë një nga festat më të njohura në botë.

Papa ka udhëhequr natën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në predikim e tij, kreu i 1.3 miliardë katolikëve të botës romake bëri thirrje që njerëzit të shohin si të fundit atë që ai e përshkroi si "vezullim sipërfaqësor" dhe komercializëm i sezonit të Krishtlindjeve, si dhe të gjejnë gëzimin e vërtetë dhe siç tha dritën e Jezusit.

Sot më vonë, Papa 84 vjeçar, është planifikuar të japë fjalimin e tij tradicional "Urbi et Orbi", që vjen nga gjuha latine dhe ka domethënien "qyteti dhe bota".
XS
SM
MD
LG