Ndërlidhjet

Libia ka festuar pavarësinë


Libianët kanë festuar zyrtarisht pavarësinë e vendit nga sundimi kolonial evropian për herë të parë në më shumë se katër dekada.

Ish-diktatori Muamer Gadafi, i cili ishte në pushtet për 42 vjet, nuk ka pranuar 24 dhjetorin si ditë të pavarësisë së Libisë. Në vend të kësaj, ai këmbëngulte se përvjetori ishte me 1 shtator.

Sundimi i Gadafit u përmbys në gusht dhe në tetor ai u vra nga forcat kryengritëse që tani kanë marrë kompetencat për Libinë.

Këshilli Kombëtar Kalimtar ka zëvendësuar edhe flamurin e gjelbër të Gadafit me flamurin kuq e zi dhe gjelbër të ish-monarkisë.
XS
SM
MD
LG