Ndërlidhjet

Kubë: Vdesin 38 emigrantë


Raportet nga Kuba thonë se 38 emigrantë haitianë kanë vdekur pasi një varkë u mbyt në bregdetin lindor.

Sipas një komunikate zyrtare të lexuar në televizionin shtetëror, 87 të tjerë u shpëtuan nga forcat kubaneze, duke përfshirë katër fëmijë.

Ndërsa, një kërkim për të mbijetuarë të tjerë ëshë duke vazhduar.

Nuk është e qartë se për ku ishin nisur këta persona, por thuhet se destinacioni i tyre nuk ka qenë Kuba.

Sipas komunikatës, viktimat përfshinin 21 burra dhe 17 gra.
XS
SM
MD
LG