Ndërlidhjet

Nga sot “lirshëm” në Beograd


Ashtu siç parashihej, në mëngjesin e së hënës (sot) ka nisur të zbatohet marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e cila u arrit në kuadër të dialogut me Beogradin zyrtar. Këtë ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë, ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, icili tha se në pikën kufitare në Merdarë tashmë ka nisur të aplikohen procedurat e parapara me marrëveshje.

Rexhepi tha se marrëveshja vlen edhe për pikat kufitare në veri të Kosovës, por se nuk mund të zbatohet në atë pjesë të vendit për shkak të barrikadave të vëna nga serbët lokalë me të cilat pamundësohet liria e lëvizjes.

“Marrëveshja vlen natyrisht edhe për veriun e Kosovës, por në veriun e Kosovës nuk ka fluks të lëvizjes për shkak të barrikadave dhe teknikisht kompanitë e sigurimeve ende nuk kanë bërë zgjidhje për t’i pasur kontejnerët përkatës”, tha ai.

Mësohet se çmimi që duhet paguar këtyre kompanive të sigurimit gjatë kalimit të kufirit shkon nga 60 deri në 100 euro. Qytetarët e të dyja shteteve thuhet se mund të udhëtojnë me letërnjoftim, por se për kalim në shtetin e tretë u nevojitet pasaporta.
XS
SM
MD
LG