Ndërlidhjet

Ballkan: Mobilizim i policisë, arrestohen 16 trafikantë të drogës


Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot përmes një komunikate se ka arrestuar 16 persona, në një goditje të përbashkët të një rrjeti ndërkombëtar të trafikantëve të drogës.

Operacione të ngjashme ishin duke u zhvilluar sot rreth mesditës në Bosnjë dhe Shqipëri. Në Bosnjë, një zëdhënëse e policisë nga Banja Lluka, Mirna Soja tha për radion kombëtare se po bëhen disa kërkime me qëllim të arrestimit të disa anëtarëve të një grupi të kriminelëve, të përfshirë në trafikimin e drogës.

Në deklaratë thuhet se policia në Kroaci dhe Serbi gjithashtu kanë marrë pjesë në aksionin policor, në fazat fillestare të tij.

Ballkani konsiderohet si një zonë transite për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore.
XS
SM
MD
LG