Ndërlidhjet

Arrin ndihma për anijen ruse


Ka arritur sot ndihma për një anije ruse të peshkimit, kur një akullthyes arriti bashkë me ekipin e shpëtimit për ta riparuar atë.

Anija kishte qëndruar e fshehur nga një ajsberg, që dhjetë ditë, në Antarktik.

Qendra e Shpëtimit e Zelandës së Re konfirmoi se akullthyesi kishte arritur, pasi dy anijet që ishin nisur për të ndihmuar anijen Sparta, që ndodhej e ngujuar 3,700 kilometra në jug-lindje të Zelandës së Re, ishin kthyer mbrapa, për shkak të akullit të trashë.

Anija Sparta kishte dërguar një thirrje për ndihmë me 16 dhjetor, duke treguar se po fundosej, pas goditjes së një ajsbergu që ndodhej nën ujë.
XS
SM
MD
LG