Ndërlidhjet

Presidenti afgan emëron zyrtarë të ri të zgjedhjeve


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka caktuar tre anëtarë të rinj në Komisionin e Pavarur të Zgjedhjeve, një trup që ishte ballafaquar me kritika në të kaluarën, për shkak të dështimit të ballafaqimit me presionin qeveritar.

Ky mekanizëm, që mbahet nga fondet ndërkombëtare, ka qenë në qendër të një mosmarrëveshje ndërmjet administratës Karzai dhe parlamentit, lidhur me akuza për mashtrime në zgjedhjet e vitit 2010, në të cilat hodhi pothuajse një të katërtën e të gjitha votave, pas ankesave teknike.

Dy nga emrat e caktuar janë ish-anëtarë të parlamentit, Rida Azimi dhe Sajed Hashim Folad, ndërsa zyrtari i tretë është Gulam Dastagir Azad, i cili më herët u patë caktuar nga Karzai si kryetar i provincës Uruzgan.
XS
SM
MD
LG