Ndërlidhjet

Siri: Aktivisti thotë se 6 tanke janë larguar nga Homsi


Një aktivist në qytetin sirian Homs tha se kishte parë të paktën gjashtë tanke duke u larguar nga rrethi i trazuar i Baba Amrit të premten, derisa vëzhguesit e Ligës Arabe janë drejtuar për në qytetin ku nisi përleshja, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

"Shtëpia ime është në hyrjen lindore të Baba Amrit. Pashë të paktën gjashtë tanke duke lënë lagjen në rreth ora 8 të mëngjesit", tha aktivisti Muhamed Saleh.

Saleh tha se nuk kishte njohuri nëse në këtë zonë kishin mbetur tanke të tjera.
XS
SM
MD
LG