Ndërlidhjet

Gjermania lehtëson procesin e marrjes së vizave


Gjermania do të lehtësojë kontrollet e saj të vizave vitin e ardhshëm për të ndihmuar njerëzit e biznesit të hyjnë më lehtë në këtë vend.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle i tha sot agjencisë së lajmeve Reuters: "Unë jam duke kërkuar për një politikë liberale të vizave e cila reflekton rolin e Gjermanisë në një botë të globalizuar".

Agjencia e lajmeve thotë se kontrolli i lehtësuar i vizave mund të pritet për të ndihmuar mijëra njerëz dhe kompani nga Rusia dhe Kina që dëshirojnë të të bëjnë biznes në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian.

Rregullat e reja janë të dizajnuara për të lehtësuar dhe shpejtuar lëshimin e vizave, duke kërkuar dokumente më pak, duke bërë formularët të disponueshme në internet, dhe duke siguruar që vendimet të merren brenda 72 orëve.
XS
SM
MD
LG