Ndërlidhjet

Bisedimet për tarifat vazhdojnë në janar


Bisedimet në mes përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve nga Kosova dhe Serbia mbi tarifat e sigurimit për makinat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas, sipas mediave serbe, do të mbahen kah mesi i janarit në Vjenë.

Ditë më parë, Beogradi ka vendosur tarifën prej 100 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb - vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet. Ky sigurim zgjat 30 ditë.

Automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë për qëndrim 15-ditor, duhet të paguajnë nga 15 deri në 145 euro - varësisht llojit të automjetit.
XS
SM
MD
LG