Ndërlidhjet

Stefanoviq: Me marrëveshjen, s'u cenua Kushtetuta


Shefi i ekipit serb negociator, Borko Stefanoviq tha para një komisioni parlamentar serb për Kosovën, se marrëveshja për pikat kufitare paraqet marrëveshjen më të detajizuar deri më tash të arritur në bisedimet në Bruksel.
Sipas tij, me këtë marrëveshje nuk është cenuar Kushtetuta dhe as ligjet e Serbisë.

Stefanoviq ka thënë se marrëveshja nënkupton, që në të gjitha pikat kufitare të ketë kontroll të përbashkët, por pa shfaqur simbolet, flamujtë, stemat dhe gurët kufitarë.

“Të pranishëm në Merdar dhe Konçul, si deri më tash, do të jenë policia serbe, përfaqësues të Ministrisë së Financave të Servisë, policia e Kosovës, dogana e Kosovës. Ndërsa në Bërnjak dhe në Jarinë, doganierët kosovarë do të kenë rol vëzhgues, pasi që atë ekzekutiv e kryjenë doganierët e EULEX-it,” ka thënë Stefanoviq.

Ai ka vënë në pah vazhdimin e bisedimeve për tarifat, që duhet të paguajnë ngasësit e automjeteve nga të dy shtetet.
XS
SM
MD
LG