Ndërlidhjet

Putin, i gatshëm të flasë me opozitën


Kryeministri rus Vlladimir Putin tha se është i gatshëm për dialog me opozitën, por theksoi se nuk e di se me kë duhet të flasë, duke u përgjigjur ndaj protestave më të mëdha kundër regjimit 12 vjeçar të tij, që u mbajtën gjatë fundjavës.

“Dialogu duhet të zhvillohet. Në çfarë forme? Do të mendoj për këtë”, u ka thënë Putin gazetarëve.

Dhjetëra mijëra u grumbulluan në qendër të Moskës të shtunën për të protestuar kundër rezultateve që i dhanë shumicën partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, në dhomën e ulët të parlamentit, apo Dumën.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet ishin përcjellë me manipulime.
XS
SM
MD
LG