Ndërlidhjet

Mali i Zi propozon Dinoshën për ambasador në Shqipëri


Ministri i deritashëm për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në Mal të Zi, Ferhat Dinosha ka marrë sot mbështetjen për t’u emëruar ambasador i ri në Shqipëri.

Shumica e anëtarëve të Këshillit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane të Malit të Zi, i dhanë mbështetjen Dinoshës, i cili u propozua nga Qeveria.

Dekretin për emërimin e tij, sipas kushtetutës duhet ta nënshkruajë, presidenti, Filip Vujaovniq.
XS
SM
MD
LG