Ndërlidhjet

Turqia i jep dritën jeshile Gazprom-it


Turqia i ka dhënë dritën jeshile Rusisë për të shkuar përpara me ndërtimin e gazsjellësit nën Detin e Zi, ka bërë të ditur sot gjiganti rus i energjisë, Gazprom.

Kryeministri Vlladimir Putin që ka marrë lejen e shkruar nga ministri turk i energjisë, Taner Jildiz, e përshkruajti miratimin si një “ngjarje të madhe në sferën energjetike të Evropës”.

Gazjellësi i njohur si “The South Stream” ka për qëllim transportimin e gazit natyral rus në Evropë.

Ai pritet të fillojë së operuari në vitin 2015, kur edhe do të niste transportin e 63 miliardë metrave kub për çdo vit në Bullgari, Serbi, Hungari, Slloveni, Austri dhe Itali përmes njërit krah dhe në Kroaci, Maqedoni, Greqi dhe Turqi, përmes krahut tjetër.

Gazsjellësi “South Stream” i themeluar nga Gazprom, është projekt rival i gazjellësit Nabuko të mbështetur nga Bashkimi Evropian, që synonte të sjellë gaz nga rajoni kaspik në Austri. Turqia ka thënë se të dy projektet duhet ta plotësojnë njëri-tjetrin.
XS
SM
MD
LG