Ndërlidhjet

Betohet qeveria e re e Kirgizisë


Kabineti i ministrave të Kirgizisë ka dhënë sot betimin. Ministrat e sapo konfirmuar dëgjuan ligjëratën e presidentit, Almazbek Atambaev dhe këshillat e tij se si ata duhet të punojnë për njerëzit.

Atambaev tha se prioritet i parë për qeverinë e re duhet të jetë përmirësimi i situatës energjetike në vend.

Ai gjithashtu u tha ministrave dhe anëtarëve të parlamentit se nuk është në rregull që njerëzit të mbesin pa rrymë për ditë të tëra, gjë që po ndodhë momentalisht në Kirgizi.

Ceremonia u mbajt në ndërtesën e parlamentit. Qeveria e re e Kirgizisë ishte formuar më herët gjatë muajit dhe udhëhiqet nga kryeministri, Omurbek Babanov.
XS
SM
MD
LG