Ndërlidhjet

Rusia kritikon të dhënat amerikane për të drejta të njeriut


Ministria e Jashtme ruse ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth të dhënave të tyre për të drejtat, duke përmendur shembuj se të burgut të Guantanamos dhe për bindjet e gabuara për dënimin me vdekje.
Moska edhe më herët patë reaguar me zemërim ndaj akuzave rreth shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vlerësimeve të Departamentit amerikan të shtetit në raportin vjetor.
Departamenti amerikan i shtetit ka shfaqur shqetësime lidhur me sulmet e dhunshme ndaj aktivistëve dhe gazetarëve në Rusi dhe ka kritikuar për abuzimet në Kaukaz, përfshirë vrasjet, kidnapimet dhe torturat.
Nga ana tjetër, Rusia, përmes një raporti të saj për respektimin e të drejtave, përveç SHBA-ve, ka kritikuar vendet e BE-së, Kanadanë dhe Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG