Ndërlidhjet

Tërmet në Siberi: Nuk ka viktima, vetëm dëme materiale


Zyrtarë rusë kanë bërë të ditur se një tërmet ka dëmtuar me dhjetëra ndërtesa në një qytet në jug perëndim të Siberisë, por se nuk raportohet për lëndime serioze apo persona të vdekur.

Epiqendra e tërmetit me 6.7 shkallë të Riterit ishte 100 kilometra në lindje të Kizilit, kryeqendrës së Republikës Ruse të Tuvës.

Shërbimet komunale të Kizilit njoftojnë se 31 ndërtesa janë dëmtuar, gjithashtu edhe një shkollë dhe një ujësjellës.

Ministria e Shërbimeve Emergjente njofton se është ofruar strehë për rreth 3,500 njerëz.
XS
SM
MD
LG