Ndërlidhjet

Ishujt e Paqësorit nuk do ta shohin të premten


Dy shtetet e Ishujve të Paqësorit do ta shohin ditën e sotme, 29 dhjetorin deri në mesnatë dhe pastaj do ta shohin të shtunën, fillimin e ditës së fundit të vitit, duke kaluar në këtë mënyrë tërësisht të premten, 30 dhjetorin.

Samoa dhe Tokelau, të cilat momentalisht janë një ditë mbrapa në krahasim me shtetet e afërta të Zelandës së Re dhe Australisë, do të lëvizin në anën tjetër të kohës ndërkombëtare, që do t’i vendosë ato në të njëjtën kohë me dy vendet më të zhvilluara të Paqësorit Jugor.

Kryeministri i Samoas, Sailele Malielegaoi tha se një gjë e tillë do ta ndihmojë vendin në zhvillimin e tregtisë dhe biznesit me Australinë, Zelandën e Re dhe Azinë.
XS
SM
MD
LG