Ndërlidhjet

Irani paralajmëron SHBA-të për Hormuzin


Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë në pozitë që t’i tregojnë Teheranit se çfarë të bëjë në Ngushticën e Hormuzit, raporton televizioni shtetëror.

Hosein Salami citohet të ketë thënë se çdo kërcënim do të kundërpërgjigjet me kërcënim nga ana e Iranit.

“Ne nuk do të heqim dorë nga lëvizjet tona strategjike, edhe në qoftë se interesat vitale të Iranit janë minuara në çdo aspekt ", ka thënë Salami.
XS
SM
MD
LG