Ndërlidhjet

Stojanoviq kritikon marrëveshjen për lirinë e lëvizjes


Kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq ka kritikuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, duke thënë se me të po dëmtohen serbët e Kosovës.

Ai ka thënë se “arroganca e ekipeve negociatore i ka sjellë dëme serbëve, duke shtuar se para bisedimeve, banorët e Kosovës kanë pasur pozicion më të mirë dhe praktik, që ka qenë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Sipas planit Ahtisari, keni të drejtë të mbani dyshtetësi. Kjo nënkupton që serbët kanë të drejtë të kenë dy palë dokumente. Nëse keni të drejtë për këtë, atëherë shtrohet pyetja, se çfarë nënkuptojnë në praktikë këto të drejta? Kush, guxoi që t’i shkelë ato dhe të bëjë marrëveshje të re, nga e cila marrim më pak nga ç’kishim”, ka thënë kryetari i komunës së Graçanicës, që funksionon në kuadër të institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG