Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me bastisjet në OJQ-të e Egjiptit


Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e thellë pas bastisjeve që policia e Egjiptit i bëri zyrave të organizatave joqeveritare që marrin fonde ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland i kërkoi autoriteteve të Egjiptit, që menjëherë të ndërprejnë “shqetësimin” e personelit të organizatave joqeveritare, duke shtuar se “presim që kjo çështje të zgjidhet menjëherë”.

Mediat zyrtare raportuan se 17 grupe pro demokracisë dhe për të drejtat e njeriut kanë qenë në shënjestër të policisë.

Ushtria e Egjiptit është zotuar se do të hetojë se po financohen organizatat e tilla dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë ndërhyrjen e huaj në çështjet e brendshme të shtetit.
XS
SM
MD
LG