Ndërlidhjet

Përleshje të mëdha në jug të Kirgizisë


Një përleshje e madhe ka përfshirë mijëra njerëz të Kirgizisë dhe Taxhikistanit, në pjesën jugore të Kirgizisë, jo shumë larg kufirit.

Shkaktari i përleshjes në fshatin Andarak ende nuk është bërë i ditur.

Raportohet se përleshja filloi mes nxënësve të shkollës së mesme, pas debateve ndërmjet banorëve të zonës kufitare, se kishin pushtuar tokat e njëri tjetrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se disa shtëpi dhe biznese janë djegur, ndërsa një adoleshent është dërguar në spital pas lëndimeve të marra.
XS
SM
MD
LG