Ndërlidhjet

Kim Xhong-Uni, komandant suprem i ushtrisë


Korea Veriore ka njoftuar se Kim Xhong-Un, djali i liderit të ndjerë, është vënë në krye të ushtrisë një milionëshe të vendit.

Një deklaratë e agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, thotë se Kim Jong Unit i është dhënë titulli i komandantit suprem në një takim të Byrosë Politike të Këshillit Qendror të Partisë Popullore të Koresë.

Në deklaratë thuhet se titulli është dhënë në përputhje me dëshirën e Kim Xhong Ilit të 8 tetorit. Pas vdekjes së babit të tij, Kim Xhong Uni është shpallur lider suprem i vendit komunist.

Me 1.2 milionë ushtarë, armata e Koresë Veriore është e katërta në botë për nga madhësia.
XS
SM
MD
LG