Ndërlidhjet

Opozita bashkohet kundër Asadit


Dy grupet më të mëdha opozitare të Sirisë kanë nënshkruar një draft-marrëveshje në vendosjen e demokracisë, në rast të rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Sirisë dhe Trupit Kombëtar Koordinues thanë se drafti është nënshkruar në Kajro, të premten mbrëma.

Lëvizja e partive opozitare vjen ndërkohë që Kombet e Bashkuara thanë se presin nga atuoritetet e Sirisë që t’i japin misionit vëzhgues të Ligës Arabe bashkëpunim të plotë dhe qasje të lirë në zonat ku mbahen protestat.

Aktivistët thanë se më shumë se 20 njerëz janë vrarë në dhunën e fundit të së premtes mes forcave siriane të sigurisë dhe protestuesve kundër regjimit.

Ky pretendim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG