Ndërlidhjet

Danimarka merr presidencën e radhës së BE-së


Me ardhjen e vitit të ri, Danimarka ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta udhëheqë për gjashtë muaj.

Shteti danez vjen në krye të BE-së në kohën kur blloku përballet me krizën e euros, ndërkohë që Britania ka refuzuar të marrë pjesë në marrëveshjen e re të stabilizimit financiar, e cila u arrit në muajin dhjetor.

Danimarka është në mesin e dhjetë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk përdor monedhën euro.

Ajo ka marrë presidencën nga Polonia, e cila ka qenë në krye të BE-së në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG