Ndërlidhjet

Putin, mesazh për protestuesit


Kryeministri i Rusisë, Valdimir Putin, ka deklaruar se nuk ka asgjë të veçantë në protestat masive kundër dominimit të tij. Duke folur për televizionin rus, Putin i ka quajtur protestat “një çmim të pashmangshëm të demokracisë”.

Ditët e fundit, Putin vlerësohet të jetë tallur me lëvizjen e protestave, duke thënë se ajo nuk ka “as program, as lider”.

Lëvizja kundërshtare nuk ka bërë të ditur se kur do të thërrasë protestën e radhës, që pritet të zërë vend para zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit në Rusi e në të cilat Putini shpreson të fitojë mandatin e presidentit.

Ndërkohë, policia moskovite ka arrestuar 60 persona nga 200 sish që ishin mbledhur për të marrë pjesë në protestën anti-qveritare të Vitit të Ri. Protesta nuk e kishte lejen e autoriteteve policore.
XS
SM
MD
LG