Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e kushëririt të Asadit


Gjykata Supreme e Zvicrës ka refuzuar kërkesën e një të afërmi të presidentit sirian, Bashar al-asad që ta vizitojë avokatin e tij në Zvicër.

Hafer Makhlouf i kishte dërguar një kërkesë Tribunalit Federal të Zvicrës për t'i dhënë atij një vizë, për t’iu krijuar mundësia që të diskutonte me avokatin e tij, lidhur me mundësinë e përmbysjes së sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj tij.

Aktgjykimi i të enjtes është raportuar sot nga gazeta NZZ e Zvicrës.

Ushtaraku 40-vjeçar, kryeson degën e Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës së Sirisë. Sanksionet e Bashkimi Evropian kundër Makhloufit thonë se ai është i afërt me vëllain më të ri të Asadit, që besohet të jetë në krye të goditjes kundër kundërshtarëve të regjimit.
XS
SM
MD
LG