Ndërlidhjet

Kili përpiqet ta ndalojë zjarrin në parkun nacional


Kili ka luftuar sot për të ndaluar një zjarr që ka kapluar 30.000 hektarë të një parku nacional, që konsiderohet si një nga thesaret e Patagonias, njoftojnë zyrtarët vendorë.

Erërat e forta kanë fryrë flakët, duke bërë që të angazhohet një ekip ndërkombëtar, që përbëhet nga ekipe të zjarrfikësve specialist nga Uruguai dhe Argjentina fqinje, si dhe nga ushtarët kilian.

Hetuesit arrestuan dhe më vonë liruan një turist izraelit, që besonin se pa dashje kishte nisur flakën masive.

23 vjeçari nga Izraeli, Roten Singer refuzon të ketë bërë një gjë të tillë, ndërsa familja e tij akuzon autoritetet e Kilit që po e bëjnë fajtor djalin e tyre për këtë fatkeqësi.

Ndërkohë, presidenti Sebastian Pinera tha se parku, që vizitohet çdo vit nga 100 mijë turistë, do të jetë i mbyllur gjatë gjithë muajit janar.
XS
SM
MD
LG