Ndërlidhjet

Li Mjung Bak e lë dritaren e hapur për Korenë Veriore


Presidenti i Koresë së Jugut, Li Mjung Bak thotë se ai vazhdon të shohë një mundësi për marrëdhënie më të mira me Korenë e Veriut, pas vdekjes së liderit Kim Xhong Ilit.

Gjatë nja adresimi për vitin e ri, Li tha se Koreja e Jugut e lë të hapur dritaren e hapur për një mundësi paqeje dhe stabilitet me Korenë fqinje.

Ai i ka bërë thirrje Koresë së Veriut, që tashmë udhëhiqet nga djali i Kimit, Kim Xhong Uni, që të tregojë sinqeritet, duke paralajmëruar se Koreja e Jugut do të reagojë fuqishëm, në rast se provokohet.

Li i ka bërë thirrje Veriut që të ngrijë gjithë punën drejt armëve bërthamore, në mënyrë që të krijohet mundësia e rifillimit të negociatave me ndërkombëtarët.
XS
SM
MD
LG