Ndërlidhjet

Pakistani arreston tre garda kufitare iraniane


Zyrtarët thonë se Pakistani ka arrestuar tre garda kufitare të Iranit, pas supozimeve se ata e kanë kaluar kufirin dhe kanë gjuajtur në një veturë, duke vrarë një shtetas pakistanez.

Zëvendës komisionari i distriktit Uashuk, Saed Ahmad Xhamali, tha se tre të arrestuarit janë marrë në paraburgim për hyrje në Pakistan dhe për vrasjen e një shtetasi pakistanez në tokën pakistaneze.

Ndërkohë, zyrtarët e ambasadës iraniane në Islamabad nuk kanë dhënë sot ndonjë koment, por në të kaluarën, Irani ka fajësuar një grup ekstremist sunitë, të quajtur Jundallah, për fillim të sulmeve.
XS
SM
MD
LG