Ndërlidhjet

Hu Xhintao paralajmëron për ndikimin e Perëndimit


Presidenti kinez, Hu Xhintao ka paralajmëruar se fuqitë armike po kërkojnë që ta “perëndimizojnë” vendin dhe ka kërkuar përpjekje më të mëdha për ta rritur ndikimin kulturor të Kinës jashtë shtetit.

Qëndrimet e Xhintaos u publikuan në edicionin e fundit të revistës së Partisë Komuniste.

“Forca armike ndërkombëtare po i forcojnë përpjekjet e tyre për të na ‘perëndimizuar’ dhe ndarë”, ka shkruar Xhintao në këtë artikull, duke theksuar se fushat ideologjike dhe kulturore janë caqet kryesore të Perëndimit.

Ai ka bërë thirrje që të ketë përpjekje më të mëdha për ta zhvilluar kulturën kineze, në mënyrë që të plotësohen "kërkesat shpirtërore dhe kulturore në rritje të popullit kinez”.
XS
SM
MD
LG