Ndërlidhjet

Shtyhet gjykimi i Mubarakut


Gjykatësi në rastin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak e ka shtyrë sot dëgjimin për ditën e nesërme, në mënyrë që të dëgjohen argumentet e prokurorisë.

Presidenti i larguar i Egjiptit, Hosni Mubarak ishte dërguar sot në gjykatë për të marrë pjesë në gjykimin e tij për vrasjen e mijëra protestuesve.

Mubarak, 83 vjeçar, përballet me ekzekutim, në qoftë se dënohet për urdhërimin e vrasjeve të protestuesve, gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë në shkurt të vitit të kaluar.

Gjykimi i Mubarakut filloi më 3 gusht dhe ri filloi javën e kaluar, pas tre muajsh pauze.
XS
SM
MD
LG