Ndërlidhjet

Al-Kaida dhe talibanët kërkojnë ndihmë nga militantët pakistanezë


Komandantët e militantëve islamik pakistanezë thonë se Al-Kaida dhe luftëtarët talibanë afganë kanë kërkuar nga ta që t’i lejnë anash dallimet dhe t’i përkrahin në luftën kundër forcave amerikane në Afganistan.

Komandantët pakistanezë thonë se kërkesa erdhi në dy takimet e mbajtura në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Ata thanë sot se komandanti i lartë i Al-Kaidës, Abu Jahja al-libi dhe kryetari i grupit më të rrezikshëm militant në Afganistan, Sirajudin Hakani kishin marrë pjesë në të dyja takimet. I pranishëm në takim ishte edhe Hakimullah Mesud, lideri i grupit më të njohur militant në Pakistan.

Komandantët që përshkruan takimin janë deklaruar në kushte anonimiteti, njofton agjencia e lajmeve AP.
XS
SM
MD
LG