Ndërlidhjet

Vrasja e civilëve në Irak u rrit më 2011


Një organizatë joqeveritare me seli në Britaninë e Madhe, ka publikuar një raport për numrin e viktimave civile të vrara në Irak.

Aty shihet se shifra e të vdekurve është rritur në vitin 2011, krahasuar me 2010-ën.

Grupi për të drejtat e njeriut, “Iraq Body Count” tha se 4059 civilë janë vrarë në incidentet e vitit të kalauar, krahasuar me 3976 sa qenë vrarë në 2010-ën.

Grupi raportoi se që nga hyrja e forcave amerikane nw Irak, në vitin 2003, e deri në largimin e tyre, në fund të vitit të kaluar, janë vrarë 162 mijë njerëz, rreth 80 për qind e tyre civilë.
XS
SM
MD
LG