Ndërlidhjet

Gjendet i vdekur veterani amerikan i luftës në Irak


Autoritetet thonë se një veteran amerikan i luftës në Irak, i cili dyshohet se ka vrarë një punëtore të parkut kombëtar amerikan, është gjetur i vdekur në Uashington.

Zyrtarët thonë se trupi i tij është gjetur dje dhe është konfirmuar të jetë Benxhamin Kolton Barnes, 24 vjeçar, i cili dyshohej se e kishte gjuajtur një punëtore femër të parkut kombëtar, në ditën e Vitit të Ri.

Raportet e pakonfirmuara thonë se Barnes, i cili ka shërbyer për ushtrinë amerikane në Irak, mund të ketë vuajtur nga çrregullimet dhe stresi post-traumatik, për shkak të shërbimit të tij ushtarak.

Zyrtarët thonë se Barnes kishte ikur në shkretëtirën e malit Rainier, pasi kishte qëlluar punëtoren e parkut kombëtar, e cila e kishte ndaluar automjetin e tij për një kontroll. Barnes ka qenë gjithashtu i lidhur me një incident të tjetër, në qytetin Siatëll, ku kishin mbetur të plagosur katër persona, në ditën e Vitit të Ri.
XS
SM
MD
LG