Ndërlidhjet

Parlamenti izraelit miraton ligjin për gjykatësit e lartë


Ligjbërësit izraelitë kanë shtyrë përpara një ligj që kritikët thonë se pengon pavarësinë e Gjykatës Supreme të vendit.

Parlamenti ka aprovuar dje një ligj që parasheh ndërrimin e rregullave se kush mund të bëhet gjykatës i Gjykatës Supreme të Izraelit.

Kritikët thonë se ligji është një përpjekje nga qeveria e djathtë që të vendosin një gjykatës të caktuar në krye të gjykatës muajin e ardhshëm.

Përndryshe, një panel parlamentar i ka dërguar Parlamentit një projekt-ligj, që do tu mundësonte ligjbërësve mbledhjen e komitetit që miraton gjykatësit e Gjykatës Supreme.
XS
SM
MD
LG