Ndërlidhjet

Turqia do t’i kompensojë familjet e viktimave kurde


Zëvendës kryeministri turk ka thënë se qeveria do të kompensojë familjet e 35 civilëve të vrarë gabimisht nga sulmet ajrore, që ishin planifikuar për rebelët kurdë.

Sulmi ajror i javës së kaluar goditi civilët në veri të Irakut, duke shkaktuar një prej ditëve me më së shumti viktima, që nga fillimi i konfliktit të Turqisë me rebelët.

Vrasjet shkaktuan një numër protestash në shumicën e qyteteve kurde.

Zëvendës kryeministri turk, Bulent Arink tha se kompensimi do tu bëhet familjeve të viktimave në pak ditë, por nuk e specifikoi vlerën e kompensimit.
XS
SM
MD
LG