Ndërlidhjet

Irani: Bartësi i aeroplanit amerikan të mos kthehet në Gji


Drejtuesi i forcave të armatosura të Iranit ka thënë se bartësi i aeroplanit amerikan, i vendosur në Lindjen e Mesme, nuk duhet të kthehet në Gji.

Ataollah Salehi është cituar sot nga disa agjenci të lajmeve të Iranit të ketë thënë se Irani do të ndërmarrë hapa nëse bartësi i aeroplanit kthehet dhe se nuk do të ketë më përsëritje të paralajmërimeve.

Irani kompletoi dje ushtrimet detare dhjetë ditore në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalojnë më shumë se një e treta e cisternave të naftës nga e gjithë bota.

Më herët zyrtarët e Iranit kishin kërcënuar se do ta mbyllin Ngushticën, nëse fuqitë perëndimore vejnë sanksione kundër sektorit të naftës së Iranit.
XS
SM
MD
LG