Ndërlidhjet

Shpërthim në një tubacion të gazit në Siri


Një shpërthim ka goditur sot një tubacion të gazit në Sirinë qendrore, në një sulm që qeveria i ka fajësuar terroristët, njofton agjencia shtetërore e lajmeve.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të qytetit Rastan, në provincën e Homsit.

Që nga fillimi i kryengritjeve në mars të vitit të kaluar ka pasur disa sulme në tubacionet e gazit, por ende nuk është e qartë se kush është prapa këtyre sulmeve, në një kohë kur dhuna në gjithë vendin ka dalë jashtë kontrollit.
XS
SM
MD
LG