Ndërlidhjet

Përleshje ndërmjet grupeve rebele në Libi


Dy fraksione rebele të Libisë janë përleshur sot në qendër të Tripolit, duke lënë pesë luftëtarë të vrarë.

Ish-rebelët e Tripolit dhe një grup tjetër luftëtarësh nga qyteti Misrata luftuan me mitralozë, granata dhe armë anti-ajrore.

Koloneli Valid Shouaib, anëtar i Këshillit Ushtarak të Tripolit tha se përleshjet ishin shkaktuar nga arrestimi i një luftëtari në Misrata, në prag të Vitit të Ri, nga luftëtarët e Tripolit.

Ai dyshohej për hajni dhe luftëtarët e Misratas po bënin përpjekje që ta lironin atë.

Grupe të ndryshme të ish- luftëtarëve rebelë janë përplasur në vazhdimësi, që nga përfundimi i luftës civile tetë-mujore, që hoqi regjimin e mëparshëm.
XS
SM
MD
LG