Ndërlidhjet

SHBA përforcon sanksionet ndaj Bjellorusisë


Presidenti amerikan Barak Obama ka shndërruar në ligj sanksionet e përforcuara kundër regjimit në Bjellorusi si reagim ndaj aksionit të qeverisë ndaj protestuesve që kundërshtonin rizgjedhjen e kontestuar të presidentit Aleksandër Lukashenko në vitin 2010.

Akti për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut i Bjellorusisë i vitit 2011 zgjeron listën e zyrtarëve bjellorusë që përballen me ndalesën e vizave amerikane dhe sanksionet ekonomike.

Aty përfshihen edhe zyrtarët që morën pjesë në aksionet e qeverisë pas zgjedhjeve.

Po ashtu kërkohet që Departamenti Amerikan i Shtetit të raportojë në Kongres në lidhje me shitjen e armëve nga ana e Bjellorusisë si dhe cenzurën në internet si dhe i bën thirrje Federatës Ndëtkombëtare të Hokejit, që të anulojë planet për të mbajtur kampionatin botëror të Hokejit më 2014 në Minsk.
XS
SM
MD
LG