Ndërlidhjet

Eshton mirëpret takimin izraelito-palestinez


Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton ka përshëndetur takimin në mes të përafqësuesve izarelitë dhe palestinezë në Aman dhe ka kërkuar nga palët që të vazhdojnë rrugën e paqes në Lindjen e Mesme.

Eshton ka falenderuar përmes një deklarate, mbretin jordanez, Abdullah dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Naser Xhudeh për organizmin e takimit.

Ajo ka shprehur përkushtimin e BE-së që të bëjë gjithçka është e mundur për të sjellë zgjidhjen e konfliktit.

Kryengociatorët izraelitë dhe palestinezë kanë mbajtur të martën takimin për të diskutuar perspektivën e ringjalljes së bisedimeve të paqes.

Takimet e sotme u mbajtën krahas takimit të përfaqësuesve të Quartetit ndërmjetësues ndërkombëtar për Lindjen e Mesme -Bashkimit Evropian, Rusisë, Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet paqësore të mbështetura nga SHBA-të u ndërprenë në shtator të 2010-ës.

Palestinezët kanë thënë se do të rifillojnë bisedime, po që se Izraeli ngrin ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Izraeli thotë se bisedimet duhet të rifillojnë pa kushte.
XS
SM
MD
LG