Ndërlidhjet

Gazprom, sponsor i mundshëm i Bayern Munich-ut


Klubi i Bundeligës gjermane Bayern Munich ka konfirmuar se është në bisedime për një marëveshje të mundshme për t’u sponsorizuar nga gjiganti rus i energjisë, Gazprom.

Presidenti i klubit, Uli Hoenes, i tha edicionit të sotëm sportiv të gazetës Bild, se ai dhe zyrtarët tjerë të Bajernit janë takuar me zyrtarët e lartë të Gazpromit në muajin e kaluar.

Kompania ruse, aktualisht sponsorizon rivalin e Bayernit, Schalke 04, por, Hoenes tha se çfarëdo marëveshje e mundshme mes klubit të tij dhe Gazpromit, nuk do të ketë ndikim në rivalët e Bajernit në Bundesligë.

Bayern aktualisht ka sponsor “Deutsche Telekom”-in.
XS
SM
MD
LG