Ndërlidhjet

Merkel i kërkon shpjegime presidentit Vulf


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje indirekte presidentit Kristian Vulf që t’iu përgjigjet pretendimeve se ai e ka kërcënuar gazetën më të madhe të vendit, Bild.

Zëdhënësi i qeverisë, Georg Streiter, tha në Berlin se Merkel ka “besim të plotë” se presidenti do t’iu përgjigjet në “mënyrën gjithëpërfshirëse” të gjitha çështjeve.

Ai tha se Merkel vlerëson lart punën e Vulfit, dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë.
XS
SM
MD
LG